Drejtori i Inter Piero Ausilio ka lënë të kuptohet se Interi do të bëjë një ofertë për Pastoren gjatë janarit.
“Nuk besoj se dikush ka dyshime mbi kualitetin e tij. Duhet të kuptojmë se çfarë do të bëjë PSZH. Ai është një lojtar i rëndësishëm, jemi të lumtur që e sheh Interin si një mundësi, por është e parakohshme të flasim për këto gjëra. I di limitet financiare. Nuk jemi të interesuar të blejmë dikë vetëm për hir të merkatos. Duhet të mbajmë grupin e tanishëm. Por duhet të jemi të gatshëm për çdo mundësi që do të na paraqitet”, u shpreh Ausilio.
Ai thotë se Interi nuk është në krizë dhe se trajneri Luçiano Spaleti ka besim tek lojtarët. “Interi nuk është në krizë, mendoj se është e natyrshme të humbasësh disa ndeshje pas disa muajsh. Mendoj se ishin ndeshje të pazakonta dhe bisedimet për një krizë janë të ekzagjeruar. Spaleti dhe klubi kanë besim të madh te djemtë. Skuadra mund të përmirësohet, të gjithë mundet. Do të punojmë për merkaton, pasi e konsiderojmë veten tonë një skuadër e fortë, por jo perfekt”, deklaroi Ausilio, drejtori i Interit.