Përpos që është njëri ndër transferimet më të bujshme të ardhur në afatin kalimtar të verës, Izair Emini është gjithashtu njëri ndër transferimet më të shtrenjta në futbollin kosovar. Emini ka bërë zbritje page nga 60,000 mijë euro sa paguhej në sezonë te Shkëndija për të ardhur tu transferuar te Drita ku fiton plot 50,000 mijë euro në sezonë, saktësisht 4,166 euro në muaj.
Kështu Emini do të futet në rankimin e lojtarëve më të paguar në Kosovë, së bashku me kontratat e reja që kanë marrë Kastriot Rexha te Feronikeli, Sebino Plaku te Llapi, Endrit Krasniqi te Prishtina dhe Jackson Ferreira te Gjilani, shkruan Gazetasheshi.com, përcjellë gazeta KOHA.
Duket se afat kalimtar për transferimin e futbollistëve këtë edicion do jetë më i shtrenjtë se asnjëherë më parë.