Transferi i administratorëve nga sektori publik në atë privat, mësoni propozimet më të reja

Shkup, 17 janar – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski në konferencë për shtyp i prezantoi pesë mekanizmat, propozimet, pakot për të cilat sot diskutoi me përfaqësuesit e Odave Tregtare dhe Sindikatave për transferimin e një pjese të të punësuarve prej sektorit publik në atë privat, nën kushte të caktuara.

“Njëri propozim është transferimi i punonjësve nga sektori publik në sektorin privat, me atë që kompanitë private do të ofronin paga më të larta për punonjësit, ndërkaq shteti në periudha të caktuar kohore do t’i paguan kontributet për atë punonjës . Paketat e rikualifikimit për të punësuarit nga sektori publikë në sektorin privat, në pajtim me nevojat të cilat do t’i dorëzonin përfaqësuesit e sektorit privat, të Odave Ekonomike, por edhe nga Agjencia e Punësimit. Rikualifikimi në pajtueshmëri me atë që nevojitet në tregun e punës në sektorin privat dhe shpenzimin për këtë rikualifikim të jetë në anën e shtetit”, tha Mançevski.

Pakoja e tretë për të cilën është biseduar është për kompensim financiar.

“Me vullnetin e vet, të punësuarit që duan ta braktisin sektorin publik të ofrojmë kompensim të caktuar financiar me qëllim që ata vullnetarisht ta braktisin sektorin publik. Kemi propozim për rikualifikim për nevojat e brendshme. Një pjesë e analizave funksionale nuk janë se tregojnë vetëm tepricë, por edhe mungesa të caktuara të kuadrove që i kemi”, tha Mançevski. Potencoi se kanë identifikuar mungesë të kuadrove të caktuara dhe paralajmëroi se do të tentojnë me rikualifikim dhe me riorganizim të brendshëm t’i plotësojnë këto mungesa.

Ministri Mançevski informon se kanë diskutuar edhe për një lloj tjetër të partneriteteve publiko-private, të cilat vijnë si propozim nga partnerët tjerë në këtë dialog dhe duhet në mënyrë shtesë të ripërpunohet.

Ai shfaqi shpresën se për rreth një muaj prej tani do të mund të bisedojnë për rezultate konkrete nga këto analiza, të cilat do të prezantoheshin para palëve të interesuara dhe opinionit. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Mançevski tha se janë të mundura ndryshime të ligjit dhe akteve nënligjore. (koha.mk)