Nju-Jork, 23 korrik – Presidenti amerikan Donald Tramp shpreson se së shpejti do të vendosë se kur do të publikojë plan paqësor mes Izraelit dhe palestinezëve, deklaroi i dërguari i tij për Lindjen e Afërt, Xhejson Grinblat, në Këshillin për Siguri të KB-së.
“Presidenti Tramp ende nuk ka vendosur se kur do të publikojmë pjesën politike të planit dhe shpresojmë se së shpejti do ta sjellim këtë vendim”, tha ai.
Grinblat shtoi se konflikti nuk mund të zgjidhet në bazë të koncensusit ndërkombëtar.