Uashington, 8 janar – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se SHBA-ja do të vendosë sanksione të reja kundër Iranit, dhe ato do të zgjasin derisa ai shtet “nuk e ndryshon sjelljen e tij”.
Presidenti amerikan Donald Tramp theksoi sot se kombi duhet të jetë “falënderues” që asnjë amerikan nuk ishte lënduar në sulmet iraniane me raketa ndaj dy bazave ushtarake në Irak.
“Pritet se Irani ‘tërhiqet” pas sulmeve ndaj forcave amerikane në Irak, deklaroi Trampi.
Në fjalimin e tij Trampi theksoi se do të kërkojë nga NATO-ja “të përfshihet sa më shumë” në Lindjen e Afërt.(koha.mk)