Uashington, 28 maj – Presidenti amerikan Donald Tramp së shpejti do të nënshkruajë dekret për rrjetet sociale, deklaroi një përfaqësues anonim i Shtëpisë së Bardhë.
Trampi pas paralajmërimit në Tuiter, shfrytëzuesit t’i kontrollojnë faktet në tuitet e tyre, u kanos se do t’i mbyll rrjetet sociale.
Tuiteri dje për herë të parë paralajmëroi se tuitetet e Trampit çojnë drejtë dezinformatave, ndërsa presidenti amerikan e akuzoi Tuiterin se e “ngufat lirinë e fjalës” dhe “ndërhyn në zgjedhjet presidenciale 2020”.
Zëdhënësi i Tuiterit, Trenton Kenedi deklaroi se tiuti i Trampit për votimin përmes postës nuk i shkel rregullat, sepse “nuk tenton drejtpërdrejt t’i kthejë njerëzit në votim”, por përmban “informacione të gabuara për procesin e votimit, posaçërisht për dërgesën e fletëvotimeve.