Presidenti amerikan Donald Tramp sot paralajmëroi se negociatat tregtare mes SHBA-së dhe Kinës janë të volitshme për Uashingtonin dhe nuk ka nevojë për shpejtim.
Doganat amerikane në eksport 250 miliardë dollarë nga Kina janë rritur prej sot në mëngjes prej 10 deri 25 për qind. Bëhet fjalë për lloje të ndryshme mallrave, nga ushqimi i detit, e deri në ndërtimin e makinave.
“Aspak nuk ka nevojë të shpejtohet, tani pasi SHBA-ja merr dogana në lartësi prej 25 për qind nga mallrat në vlerë prej 250 miliardë dollarë, mbetet të vendosen (dogana) edhe për mallrat tjera kineze me vlerë prej 325 miliardë dollarë”, ka shkruar Trampi në Tuiter.
Ai shtoi se paratë drejtpërdrejtë hyjnë në llogari të Ministrisë së Financave.
Paraprakisht, Trampi akuzoi se kinezët kanë dashur “para marrëveshje” në momentin e fundit dhe se Kina e ka “minuar marrëveshjen” gjatë negociatave.
Ai me këtë rast u kanos se do të vendos dogana shtesë.(koha.mk)