Presidenti amerikan Donald Tramp është kërcënuar me vendosjen e doganave për importin e makinave të prodhuesve të mëdhenj evropianë, si Be-Em-Ve dhe “Mercedes”, nëse nuk hapin uzinë të tyre në SHBA.
“Atë e kanë “Be-Em-Ve, e kanë “Mercedes”-i. Kanë automjete shumë të mira të cilat hyjnë në SHBA. Dua t’i prodhojnë këtu. Nëse dëshironi t’ua shitni makinat amerikanëve, prodhoni këtu”, i ka porositur Trampi kompanivtë evropiane të makinave në intervistën për “Foks Biznis Netuork”.
Ai ka theksuar edhe se i ka refuzuar propozimet e Bashkimit Evropian, të cilët kanë parashikuar që doganat për makinat e të dyja palëve “të refuktohen në zero”.(koha.mk)