Uashington, 12 korrik – Presidenti amerikan Donald Tramp shpalli gjendje të jashtëzakonshme derisa stuhia tropikale Beri po afrohet drejt Nju-Orleansit, i cili veçse është përmbytur.
“Stuhia sonte apo të shtunën në mëngjes duhet të shndërrohet në uragan, drejtpërdrejt para se të mbërrijë në bregun e Luzianës”, publikoi Qendra për Uragane.
Trampi i bëri apel popullatës t’i ndjekin rekomandimet e autoriteteve federale dhe lokale.
“Ju lutem të jeni të përgatitur, të kujdesshëm dhe të sigurt”, ka shkruar Trampi në Tuiter.
Banorët e Nju-Orleansit druajnë nga përsëritja e vitit 2005 dhe uragani Katrin, ku kanë humbur jetën 1.577 njerëz në Luziana, dhe 238 në Misisipi dhe shkaktoi dëm të madh material.
Stuhia tropikale, për të cilën pritet të shndërrohet uragan i quajtur Beri, do të und të godasë në perëndim të Nju-Orleansit në lumin Misisipi. Nju-Orleansi veçmë është nën ujë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm ditëve më parë. Është përmbytur edhe lagjja historike franceze. Teksasi e ka ngritur shkallën e paralajmërimit dhe përgatit qendër për gjendje të jashtëzakonshme.(koha.mk)