Uashington, 18 shtator – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, u dakordua ta falë themeluesin e Uikiliksit, Xhulian Asanzh, nëse ai zbulon se kush qëndron prapa sulmit në serverët e Partisë demokrate në vitin 2016.
Këtë sot e kumtuan disa mediume amerikane, duke iu referuar avokates Xhenifer Robinson, transmetoi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.
Sipas mbrojtjes së Asanzhit, i cili në një gjykatë në Londër së shpejti do të luftojë kundër ekstradimit të tij të mundshëm në SHBA, në takim morën pjesë kongresistë të afërt me Trampin, të cilët parashtruan propozimin “identifikim të burimeve të publikimit për zgjedhjet në vitin 2016, në këmbim të ndonjë forme të faljes për Asanzhin”.
Asanzh u mbajt në prill të vitit 2019 në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku ishte në ekzil për plotë shtatë vite. SHBA-ja kërkon nga Britania e Madhe ekstradim të themeluesit të Uikiliksit. Pala amerikane e akuzon për spiunazh dhe publikim të informatave të besueshme, përfshirë edhe publikime nga serverët e hakuar të Partisë demokrate të SHBA-së.
Agjencitë amerikane të zbulimit konsiderojnë se sulmet hakerike janë vepër e Rusisë. Asanzh me atë rast i mohoi lidhjet me Kremlinin. Nëse ekstradohet në SHBA dhe dëshmohet fajti i tij, ai përballet me 175 vite burg.