Uashington, 14 mars – Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se BE-ja do të përballet me pasoja, të cilat do të jenë posaçërisht “të rënda ekonomikisht”, nëse Brukseli nuk fillon negociata tregtare me SHBA-në, njofton gazeta KOHA.
Deklarata e Trampit pasoi pasi që Parlamenti evropian u deklarua kundër fillimit të negociatave tregtare mes BE-së dhe SHBA-së.
“BE-ja na trajton shumë, shumë, shumë në mënyrë të pandershme. Nëse ata nuk negociojnë me ne, ne do të bëjmë diçka, që do të jetë posaçërisht vështirë ekonomikisht për ta. Do të vendosim dogana në numër të madh të mallrave të tyre”, deklaroi Tramp.
Sipas tij, pas masave të këtilla amerikane, evropianët “sipas të gjitha gjasave do të vetëdijësohen dhe do të negociojnë” me SHBA-në.
Nëse Trampi vendosë t’i realizojë kërcënimet e veta për vendosje të doganave të importit të automobilave të prodhuar në BE, me atë do t’i shkaktojë goditje të rëndë industrisë automobilistike evropiane, e para së gjithash asaj gjermane.(koha.mk)