Uashington, 30 janar – Presidenti i SHBA-së Donald Tramp sot i paralajmëroi qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në Venezuelë, për shkak krizës politike në këtë vend, pwrcjellw gazeta KOHA.
Kriza në Venezuelë eskaloi pasi javën e kaluar spikeri i Kuvendit kombëtar të Venezuelës, Huan Guaido u shpall president i përkohshëm i Venezuelës në vendin e shefit të shtetit Nikollas Maduro, i cili u zgjodh në këtë funksion vitin e kaluar, në zgjedhje të bojkotuara nga opozita dhe rezultate të cilit u kontestuan nga bashkësia ndërkombëtare.
“Maduro është i gatshëm të negociojë me opozitën në Venezuelë pas sanksioneve nga SHBA-ja dhe ndërprerjes së të ardhurave nga nafta. Guaido është cak o Gjykatës Supreme të Venezuelës. Sot pritet protestë e madhe. Amerikanët nuk duhet të udhëtojnë në Venezuelë deri në informimin e radhës”, ka shkruar Trampi në Tuiter.(koha.mk)