Uashington, 1 prill – Presidenti amerikan, Donald Tramp sot e paralajmëroi Iranin dhe aleatët e tij që të mos i sulmojnë trupat ose pronat amerikan në Irak, duke e theksuar mundësinë për sulm të befasishëm ndaj Iranit, por pa treguar hollësi të tjera.
“Në bazë të informacioneve dhe besimeve, Irani ose aleatët e tij planifikojnë sulm befasues ndaj trupave ose pronave amerikane në Irak. Nëse ndodh kjo, Irani me të vërtetë do të paguajë çmim shumë të lartë”, shkroi Trampi në Tuiter.