Uashington, 30 gusht – Presidenti amerikan Donald Tramp e anuloi vizitën në Poloni ku këto ditë duhej të marrë pjesë në ngjarje me rastin e 60-vjetorit të fillimit të Luftës së dytë Botërore.
Anulimi është në lidhje me uraganin Dorian që në mëngjesin e sotëm ka arritur nivelin e kategorisë së dytë, ndërsa pritet nesër në mbrëmje të godasë bregdetin e Floridës me fuqi të kategorisë së katërt.
Mediat në SHBA e quajnë “uragan absolutisht përbindësh”.
“Që të sigurohem se të gjitha resurset e Qeverisë federale janë të fokusuara në mbërritjen e motit të keq, vendosa ta dërgoj nënpresidentin tonë Majk Pens në Poloni këtë fundjavë në vendin tim”, tha Trampi.
Presidenti amerikan tha se e ka njoftuar presidentin e Polonisë për “prioritetin e tij më të lartë – sigurinë e popullatës në rrugën e uraganit. Dhe se vizita në Poloni do të anulohet për një të ardhme të afërt”.