Presidenti amerikan Donald Tramp mori vendim për anulimin e vendosjes së doganave për importin e makinave të prodhuara në vendet-anëtare të BE-së dhe në Japoni, për periudhën prej 180 ditëve, bëri të ditur sot Shtëpia e Bardhë.
Siç lajmëroi DPA, vendosja e doganave për importin e makinave në SHBA do të godiste të gjitha vendet evropiane, por para së gjithash Gjermaninë prodhuesit e së cilës janë eksportuesit e automjeteve në tregun amerikan.
Afati përfundimtar për vendosjen e doganave amerikane skadoi.(koha.mk)