Uashington, 29 nëntor – Presidenti amerikan Donald Tramp sot e anuloi takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që ishte planifikuar për të shtunën.
Dy presidentët duhej të takoheshin në margjinat e Samitit të G-20 në Argjentinë.
“Duke pas parasysh faktin se marinarët dhe anijet nuk janë kthyer nga Rusia në Ukrainë, vendosa se më mirë për të gjithë është që ta anuloj takimin e caktuar në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin. Gëzohem për Samitin e rëndësishëm, sapo të përfundojë kjo situatë”, shkroi Trampi në Tuiter.
Pasi shpërthyen tensionet e reja ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, Trampi deklaroi se është e mundur që të mos ketë takim me Putinin në Buenos Aires.
Tri anije ushtarake ukrainase ishin ndaluar nga marina ruse në Detin e Zi, pasi që kishin hyrë në ujërat territorial rus të dielën. Përderisa Kievi thotë se Rusia ishte e njoftuar për këtë, Moska thekson se nuk ka marrë njoftim.
Anijet ukrainase janë ndaluar, përderisa ekuipazhet janë burgosur.