Uashington, 8 janar – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp publikoi në Tuiter se sonte do t’u drejtohet amerikanëve “me rastin e krizës humanitare dhe krizës së sigurisë kombëtare” në kufirin jugor, ndërsa pastaj, të enjten, do të niset për atje.
“Me kënaqësi ju informoj se të martën në mbrëmje në orën 21 (sipas kohës lindore) do t’i drejtohem kombit me rastin e krizës humanitare dhe krizës së sigurisë kombëtare në kufirin tonë jugor.
Paraprakisht, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders, gjithashtu në Tuiter e paralajmëroi udhëtimin e Trampit në kufirin jugor amerikan.
“Presidenti Donald Tramp të en jten do të udhëtojë për në kufirin jugor që të takohet me ata të cilët qëndrojnë në linjën e parë të frontit të krizës së sigurisë kombëtare dhe krizës humanitare. Më shumë detaje do të publikojmë në mënyrë plotësuese”, ka shkruar Sanders.