Uashington, 12 dhjetor – Presidenti amerikan Donald Tramp e shfrytëzoi sulmin e djeshëm në Francë si argument me të cilin do t’i bindë demokratët në Kongres ta mbështesin financimin e murit në kufirin e SHBA-së me Meksikën.
“Edhe një sulm shumë i rëndës terrorist në Francë. Ne do ta përforcojmë edhe më shumë kufirin. Nensi dhe Xhak duhet të na japin vota për siguri shtesë kufitare”, ka shkruar Tramp në Tuiter,
Tuiti ka të bëjë me liderin e demokratëve në Senat, Xhak Xhumer dhe lideren e shumicës demokratike në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit, Nensi Pelosi, me të cilën u takua dje.
Sekretari shtetëror Majk Pompeo sot deklaroi për “Foks end Frends” se tani për tani nuk ka indikacione se në sulmin në Strasburg është lënduar shtetas amerikan.
Ai gjithashtu theksoi se SHBA-së i nevojitet kontroll më i rreptë kufitar.