Presidenti i SHBA-së Donald Tramp dhe papa Francisku këmbyen dhurata sot pas takimit në Vatikan. Presidenti amerikan dhe kreu i Kishës Katolike biseduan sot në mëngjes rreth gjysmë ore. Papa ia dhuroi Trampit tre mësimet kryesore të tij, të cilat kryesisht ua dhuron shefave të shteteve të cilët e vizitojnë.
Temat kryesore të përmbajtura në këto mësime ashpër e kundërshtojnë politikën e Trampit dhe premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës parazgjedhore, posaçërisht në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe pabarazi në të ardhurat. Trampi ia dhuroi Papës libra nga Martin Luter King dhe deklaroi se ai shpreson se do të kalojë kohë të këndshme me to.
Takimi mes Trampit dhe Papës është mbajtur pas dyerve të mbyllura. Trampi u shoqërua nga bashkëshortja e tij Melania, e cila në këtë rast për dallim prej vizitës në Arabinë Saudite mbante shami në kokë, që është në pajtim me protokollin e Vatikanit. Presidenti amerikan udhëtoi në Itali pasi e përfundoi vizitën në Izrael.