Uashington, 23 janar – Presidenti amerikan Donald Tramp sot i dërgoi letër kryesueses së Dhomës Përfaqësuese, Nensi Pelosi, në të cilën porosit se do të dëshironte që fjalimin presidencial vjetor tradicional para Kongresit, të njohur si “Për gjendjen e Unionit” ta mbajë më 29 janar.
“Do të ishte për të ardhur keq kur fjalimi për gjendjen e Unionit nuk do të mbahej në kohë dhe që është me rëndësi – në vendin e vërtetë”, theksoi Trampi në letrën drejtuar Pelosit, përmbajtjen e së cilës e publikoi Shtëpia e Bardhë.
Pelosi paraprakisht e luti Trampin të shqyrtojë mundësi për shtyrjen e fjalimit të tij vjetor para Kongresit, me arsyetim se ekzistojnë “probleme potenciale të sigurisë”, për shkak të bllokimit të pjesshëm të administratës federale.
Në pajtim me Kushtetutën e SHBA-së, presidenti është i obliguar një herë në vit para Kongresit të prezantojë raport “për gjendjen e Unionit”.