Uashington, 18 tetor – Presidenti amerikan Donald Tramp ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Trampi deklaroi se Erdogani i ka thënë se ka pasur “më pak” zjarr nga snajperi dhe minahedhësi në Sirinë verilindore, edhe krahas ndërprerjes së zjarrit, por se kjo shpejtë kishte përfunduar.
“Erdogani dëshiron shumë që ndërprerja e zjarrit ose pauza të funksionojë”, shkroi Trampi në Tuiter.
Ai shtoi se luftëtarët kurdë në atë rajon, gjithashtu, dëshirojnë që ndërprerja e zjarrit të funksionojë.