Zgjedhjet në gjysmën e mandatit janë “ditë e madhe” për republikanët, potencoi në konferencë shtypi presidenti amerikan, Donald Tramp.
Presidenti amerikan shprehu kënaqësi të madhe prej rezultateve zgjedhore, duke theksuar se presidenti paraprak Barak Obama në zgjedhjet në gjysmë të mandatit i ka humbur 63 pozita të deputetëve, derisa ai i ka humbur vetëm 27 në Kongres. Ai përkujtoi se në Senat republikanët e rritën shumicën e tyre.
Presidenti Tramp ju bëri thirrje republikanëve dhe demokratëve “të punojnë së bashku”. Sipas tij, infrastruktura dhe mbrojtja shëndetësore janë dy sfera ku Kongresi mund të bashkohet.
Ai, gjithashtu, sugjeroi se ekziston epërsi në atë të mos ketë shumicë prej një apo dy votash. Tramp tha se i vlerëson komentet e Lideres Demokrate, Nensi Pelosi për sistemin dypartiak dhe vlerësoi se është e mundur që qeveria e ndarë të mund të jetë produktive dhe të prodhojë legjislaturë më të fuqishme.
Tramp e dënoi “mbulimin armiqësor mediatik” për të dhe për Partinë Republikane gjatë zgjedhjeve në gjysmë të mandatit, me çka, sipas tij, është vendosur rekord i ri.