Hotelet dhe objektet e tjera dhe kompanitë në pronësi të presidentit amerikan Donald Tramp vitin e kaluar kanë fituar 434 milionë dollarë, kumtoi Zyra për kontroll etik të Administratës së SHBA-së.
Kjo shumë është më e vogël se të ardhurat në vitin 2017, kur nga prona e tij Tramp ka fituar 450 milionë dollarë.
Sipas të dhënave të Zyrës për kontroll etik, hoteli luksoz i Trampit në Uashington vitin e kaluar ka fituar 41 milionë dollarë, që është më shumë se vitin paraprak, por të ardhurat e pushimores Mar-a-Lago kanë qenë 22,7 milionë dollarë, që është për 2,5 milionë më pak se vitin 2017.
Në raport, krahas të ardhurave dhe pronës së Trampit, janë cekur edhe borxhet e tij.
Trampi nga ndërmarrja e funksionit president i SHBA-së, refuzon që pronësinë ndaj kompanive të tij t’ua transferojë personave tjerë, për të cilin shkak kritikët e tij vlerësojnë se ai ka përplasje të interesave. (koha.mk)