Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Donald Tramp deklaroi se dy djemtë e tij do ta zhvillojnë biznesin në kompani, përderisa ai është në Shtëpinë e Bardhë si president i SHBA-së. Tramp është nën presion të fuqishëm në opinionin amerikan që të heq dorë nga degëzimi i biznesit të tij ose madje ta shesë kompaninë e tij, me qëllim që si shef i shtetit të gjindet në situatë të përplasjes së interesave. Ai duhej të mbajë konferencë për shtyp, që do të ishte e para pas fitores së zgjedhjeve më 8 nëntor, rreth kësaj çështje, por në momentin e fundit e anuloi për çka siç thotë fillim të janarit. Në vend të kësaj, në faqen e tij në Tuiter, Tramp publikoi se fëmijët e tij Don dhe Erik do të menaxhojnë me “Tramp Kompani” në emrin e tij. Ai kumtoi se përderisa është në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të bëhen kurrfarë punë të reja. Holding kompania e Trampit ka biznese të degëzuara në hotelieri, në biznesit me terrene për golf dhe në licencimin e biznesit, për çka ai është shumë i njohur në botë, sesa në politikë. Tani për tani nuk ka kumtesë për atë çfarë roli do të ketë vajza e tij Ivanka, e as nëse ajo do të përfshihet në menaxhimin me biznesin. Mos përmendja e vajzës së Tramp, i forcoi thashethemet në mediat amerikane për atë nëse ajo ka ambicie më të larta dhe dëshiron të jetë pjesë e administratës së re të babait të saj. Zëdhënësi i Trampit, Shon Spajser, sqaroi se konferenca e paraparë për shtyp u anulua me qëllim që presidenti i ri i zgjedhur “tërësisht të përkushtohet në kompletimin e administratës”. Kumtesa e Trampit për menaxhimin me biznesin e tij, vjen drejtpërdrejtë pas deklaratave të dy republikanëve të njohur, kryetari i Dhomës përfaqësuese Pol Rajan dhe të liderit të shumicës në Senat, Miç Mekonell, për nevojën nga ngritja e hetimit special, rreth hakimit rus në procesin zgjedhor të SHBA-së, që është në kundërshtim me pozitën e Donald Trampit.