Presidenti amerikan Donald Tramp u kërcënua sot se do ta mbyllë kufirin me Meksikën javën e ardhshme.
Ai theksoi se do ta mbyllë tërë kufirin ose një pjesë të madhe të saj, derisa Meksika nuk e ndalë emigrimin ilegal nga rajoni drejt SHBA-së.
Tramp theksoi se SHBA-ja humb shumë para për shkak të Meksikës, nëse merret parasysh kontrabandimi i drogës.
Presidenti amerikan e dha deklaratën e sotme pas informatave se qarkullon karvan i ri me emigrantë nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së. Shumica e emigrantëve nuk janë meksikanë, por kalojnë transit përmes Meksikës.
Presidenti meksikan Andres Manuel Lopes Obrador deklaroi dje se me të vërtetë ekziston problem i tillë, por potencon se vendi i tij nuk është përgjegjës për atë. (koha.mk)