Uashington, 18 shkurt – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se duhet të hidhen poshtë të gjitha rastet, të cilat kanë dalë nga “hetimi mashtrues” i prokurorit publik, Robert Maler për involvimin rus në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.
Ai paralajmëroi se për shkak të hetimit, do të mund të ngrejë procedurë gjyqësore.
“Gjithçka që është e lidhur me këtë hetim mashtrues është tërësisht e pasigurtë dhe sipas mendimit tim, do të duhej të hidhet poshtë. Të mos jem president, do t’i padisja të gjithë në atë rrëfim…ndoshta edhe do të padis”, tha Tramp.(koha.mk)