Presidenti amerikan Donald Tramp sot paralajmëroi se takimi i tij i dytë me liderin e Koresë Veriore Kim Xhong Un do të mbahet në Hanoj, Vietnam.
Tramp në disa tuite e lavdëroi Kimin dhe theksoi se përfaqësuesi e tij sapo kanë ardhur nga Koreja e Veriut, ku kanë pasur “takimi produktive” për ,ë 27 dhe 28 shkurt.
“Gëzohem që do të shihemi me presidentin Kim dhe do ta avancojmë çështjen për paqen”, ka shkruar Tramp në Tuiter.
Takimi i parë i Trampit dhe Kimit u mbajt në muajin qershor të vitit të kaluar në Singapor, kur udhëheqësi i Koresë së Veriut premtoi se do të punojë në denuklearizimin e plotë të Gadishullit korean. (koha.mk)