Seul, 10 tetor – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se dëshiron që takimi i tij i dytë me liderin e Koresë Veriore Kim Xhong-un të mbahet pas zgjedhjeve për Kongresin amerikan, të caktuar për më 6 nëntor. Tramp deklaroi se për momentin është shumë i zënë me fushatën zgjedhore, në të cilën ai agjiton për kandidatë republikanë.
“Tani thjeshtë nuk mundem”, ka thënë ai. Tramp informoi se në vijim janë përgatitjet për takimin e dytë me Kim dhe se në plan janë tre ose katër lokacione. “Takime me siguri nuk do të jetë në Singapor, ku u mbajt takimi i parë më 12 qershor, mund të jetë në SHBA ose në Korenë Veriore”, saktësoi Tramp.