Uashington, 15 tetor 2018 – Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se marrëdhëniet me Korenë e Veriut po zhvillohen shumë mirë dhe se pret në të ardhmen të ndodhin “punë të mira”.
Para se të niset për në Floridë, e cila ishte goditur nga uragani “Majkëll”, Tramp deklaroi se administrata e tij ka bërë progres në denuklearizimin e Koresë së Veriut.
“Situata po zhvillohet shumë mirë. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Mendoj se do të ndodhin shumë punë të mira”, tha Tramp.
Ai shtoi se planifikon për herë të dytë të takohet me liderin koreanoverior Kim Xhong-un pas zgjedhjeve për Kongresin më 6 nënto