Tramp shpalli Ditë të viktimave nga komunizmi

Uashington, 8 nëntor  – Presidenti i SHBA-së Donald Tramp me rastin e 100 vjetorit të Revolucionit të tetorit në Rusi, 7 Nëntorin e shpalli Ditë të viktimave të komunizmit.

“Në 100 vitet paraprake, regjimet totalitare komuniste mbarë botën kanë vrarë më shumë se njëqind milionë njerëz dhe ekspozuan një numër të madh të njerëzve në eksploatim, dhunë dhe shkatërrim të paparë. Sot përkujtohemi në të gjithë ata të cilët kanë vdekur dhe të gjithë ata të cilët vazhduan të vuajnë nën komunizmin”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Kumtesa e Shtëpisë së Bardhë është publikuar dje, derisa Tramp ishte për vizitë në Korenë e Jugut. Presidenti amerikan sot e filloi vizitën treditore në Kinë.

Tramp është në turne 12 ditore në Azi.