Uashington, 10 janar – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se SHBA-ja ka sukses të madh në negociatat tregtare me Kinën, vetëm një ditë pasi që persona zyrtarë amerikanë dhe kinezë e përfunduan mbledhjen treditore në Pekin.
“Negociojmë me Kinën dhe kemi sukses të madh”, deklaroi Tramp derisa dilte nga Shtëpia e Bardhë rrugës për në kufirin meksikan, në kushte të bllokadës së pjesërishme 20-të ditore të qeverisë amerikane.
Ai nuk e elaboroi deklaratën e tij, por vetëm shtoi se ka mësuar që Kina në disa mënyra është “shumë më e ndershme” sesa lideri i demokratëve në Senat, Çak Shumer dhe kryetarja e Dhomës përfaqësuese Nensi Pelosi.
Mbledhjet në Kinë janë bisedimet e para të drejtpërdrejta pasi që Tramp dhe presidenti kinez Si Xhinping u takuan në Buenos Ajres në dhjetor kur arritën marrëveshje për “armëpushim 90-ditor në luftën tregtare”, e cila e prishi rrjedhën e mallrave në vlerë prej qindra miliarda dollarëve.