Presidenti amerikan, Donald Tramp sërish e sulmoi Marrëveshjen e Parisit për përballje me ndryshimet klimatike, duke e ndërlidhur me protestat rrjedhëse në kryeqytetin francez si dëshmi se vendimi i tij për refuzim të marrëveshjes është i mirë.
Marrëveshja e Parisit nuk funksionon aq mirë për Parisin, protesta dhe trazira nëpër tërë Francën”, shkroi ai në Tuiter.
“Njerëzit nuk duan të paguajnë shuma të mëdha të parave, kryesisht në vendet e botës së tretë për mbrojtjen e mjedisit jetësor”, vlerësoi Tramp.