Uashington, 2 prill – Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se pret që në disa ditët në vijim Arabia Saudite dhe Rusia të arrijnë marrëveshje për prodhimin e naftës dhe me atë ta ndërpresin luftën me çmimet e naftës që e “shkatërroi” industrinë e naftës në mbarë botën.
“Mendoj se gjatë ditëve në vijim do të mund të arrijnë marrëveshje. Që të dy vendet e dinë se çka duhet të bëjnë”, tha Tramp mbrëmë në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pa i arsyetuar shkaqet për optimizmin e tij, transmetojnë mediumet britanike.
“Industria e naftës në mbarë botën është shkatërruar”, shtoi ai, duke treguar për vërshimin ofertave në tregun e naftës rreth betejës për pjesëmarrjen në treg mes Arabisë Saudite dhe Rusisë, që i rrëzoi çmimet e “arit të zi” në minimumin 18-vjeçar.
Tramp tha se dëshiron ta kthejë industrinë e naftës “atje ku ka qenë”.
“Mendoj se e di çka duhet të bëj për ta zgjidhur këtë. Nuk dëshirojmë t’i humbim kompanitë tona të shkëlqyeshme të naftës, kështu që nuk do të dëshiroja tani të bëj hapin”, tha presidenti amerikan, por nuk dëshiroi ta arsyetojë atë që po e mendon.
“Mendoj se Rusia dhe Arabia Saudite në një moment të caktuar do të arrijnë marrëveshje, por jo në të ardhmen e largët, sepse kjo është shumë më keq për Rusinë, shumë më keq për Arabinë Saudite”, tha Tramp, duke shtuar se në ditët e fundit ka pasur bisedime të shkëlqyeshme me trashëgimtarin saudit të fronit, Mohaed bin Salman dhe presidentin rus, Vlladimir Putin.