Uashington, 28 mars – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se do të ishte shumë më e arsyeshme Rusia ta promovonte Hillari Klinton si kandidate për presidente të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2016, duke cituar se ajo do ta vështirësonte sondimin amerikan të naftës dhe gazit, me çka do ta përforconte pozitën e Moskës në tregun energjetik global.
“Shikuar në mënyrë tjetër, Rusia së pari do të dëshironte ta ketë Hillarin se sa Donald Trampin. Atë mund t’ua them tani”, deklaroi Tramp në intervistë për “Foks njuz”.
Ai në intervistën e parë pas shpalljes së rezultateve nga hetimi i prokurorit special Robert Maler për gjoja përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, vlerësoi se ajo ka qenë e panevojshme dhe se fokusi i dyshimit mund të jetë “në anën tjetër”.
Tramp e sulmoi ekipin e Maler, duke cituar se atë e kanë promovuar përkrahësit e Hillari Klinton dhe se është pjesë e fushatës më të madhe të demokratëve drejtuar kundër tij.
Hetimi për gjoja përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016 përfundoi të premten e kaluar, ndërsa prokurori shtetëror Uillijam Bar publikoi se prokurori special nuk ka mundur të gjejë dëshmi për komplot ose koordinim mes shtabit zgjedhor të Trampit dhe Rusisë.