Uashington, 4 tetor – Presidenti amerikan Donald Tramp në tubimin e djeshëm në Floridë, e vlerësoi punën e kanalit televiziv “Si-En-En” sikur “turp” dhe propozoi të krijohet medium i ri, i cili do përcjelle lajme reale për vendin.
“E dini, jashtë SHBA-së, Si-En-En-i është medium shumë më i rëndësishëm sesa në vend. Dhe shumë prej asaj që shikohet këtu, emitohet mbarë botën”, deklaroi Tramp.
Aiç thotë ai, shpesh i janë drejtuar liderët botërorë me pyetjen “Pse Si-En-En aq shumë e urren vendin e juaj”. Presidenti është i bindur që duhet të krijohet medium i ri, i ngjashëm me “Radio Evropa e Lirë” apo “Zëri i Amerikës”, i cili do transmetonte informacione korrekte për SHBA-në në mërgatë.
“Duhet t’u lëshohet rrjeti i ynë (TV) dhe t’u transmetohen lajme reale, pasi ata (“Si-En-En”) janë aq të këqinj”, potencoi presidenti amerikan.
Siç është e njohur, prej se është zgjedhur për president, Tramp është në konfrontim me shumë mediume të pavarura në Amerikë, sikur “Si-En-En”, të cilat, sipas tij udhëheqin “gjueti shtrigash”, “punojnë për demokratët”, transmetojnë “lajme të rreme” dhe janë “armiq të popullit”.
Komentet e fundit të tij ishin për gazetat si “Nju-jork Tajms” dhe “Uashington Post”, të cilat në mënyrë intensive i mbulojnë ngjarjet rreth bisedës telefonike kontestuese me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski në muajin korrik, pas çka në Kongres filloi hetim për impiçment të presidentit.
Ato gazeta, si dhe “Si-En-En”-in, ai i quajti “të korruptuara”.