Uashington, 27 gusht – Presidenti amerikan, Donald Tramp sot shprehu “mbështetje të plotë” për presidentin brazialian Zhair Bolsonaro, i cili është në “luftë” verbale me presidentin francez Emanuel Makron.
“Ai po punon me përkushtim të madh në shuarjen e zjarreve në Amazonë dhe po bën një punë të shkëlqyer për popullin në Brazil. Nuk është e lehtë. Ai dhe vendi i tij kanë mbështetje të plotë nga SHBA-ja”, shkroi Tramp në Tuiter.
Bolsonaro shkurt më pas e falënderoi presidentin amerikan.
“Me sukses të madh po luftojmë me zjarret”, shkroi Bolsonaro në Tuiter duke iu përgjigjur tuitit të Trampit.