Uashington, 15 janar – Presidenti amerikan, Donald Tramp planifikon të largohet nga Uashingtoni mëngjesin e 20 janarit kur është inaugurimi i pasardhësit së tij Xho Bajden, megjithëse mendonte të largohej më 19 janar, njoftoi Si-En-En duke e cituar një burim të njohur me situatën.
“Ai nuk dëshiron të largohet si ish-president dhe as ta marrë hua aeroplanin presidencial. Ekipi i tij po punon në mbledhjen e një numri të madh të mbështetësve të tij që do ta shoqërojnë”, thekson burimi.
Trampi, i cili tashmë publikoi se nuk do të marrë pjesë në inaugurim, planifikon ta mbajë fjalimin lamtumirës në bazën Endrus, jo larg Uashingtonit, ku është vendosur aeroplani presidencial “Er fors uan”.
Sipas burimit, ai më pas do të udhëtojë në Palm Biç, Florida, në klubin e tij Mar-a-Lago.