Uashington, 13 nëntor 2018 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp planifikon të ndërrojë sekretaren për siguri shtetërore, Kirstjen Nilsen për shkak të pakënaqësisë nga puna e saj në zbatimin e planit migrues.
Sipas burimeve të paemërtuara të Shtëpisë së Bardhë, ikja e Nilsenit me siguri do të ndodhë javët në vazhdim.
Tramp gjatë javës ka anuluar udhëtimin e planifikuar me Nilsenin. Ata duhet t’i vizitojnë ushtarët amerikan të stacionuar në kufirin në Teksasin jugor. Tramp ndihmësve të tij u ka thënë se dëshiron që Nilsen sa më shpejtë të braktis funksionin.
Presidenti amerikan me muaj tregon se është i pakënaqur nga puna e Nilsenit në zbatimin e planit migrues dhe beson se do të gjejë zëvendësim e cila më mirë do t’i praktikojë idetë politike.
Përfaqësues të sigurisë shtetërore kanë refuzuar të vërtetojnë largimin potencial të Nilsenit.
Sekretarja aktuale për siguri shtetërore është e përkushtuar në zbatimin e programit presidencial për siguri drejtuar në mbrojtjen e amerikanëve nga gjitha kërcënimet dhe do të vazhdojë ta bëjë atë”, ka thënë zëdhënësi Tiler K. Holton.