Uashington, 25 tetor – Presidenti amerikan Donald Tramp, përsëri paralajmëroi sanksione kundër Ankarasë, nëse forcat turke hapin zjarr ndaj luftëtarëve kurdë të cilët janë duke u tërhequr nga Siria veriore, ku duhet të vendoset zona e sigurisë.
“Turqia plotësisht e kupton se nuk guxon të qëllojë drejt kurdëve përderisa ata tërhiqen nga zona e cila do të bëhet zonë sigurie. Nuk duhet ta përsëris se për shkeljen e Marrëveshjes do të vendosen sanksione me përmasa të mëdha”, shkroi Tramp në Tuiter, transmeton gazeta KOHA.
Ai theksoi se gjithçka po zhvillohet mirë, dhe se kurdët kanë siguruar luftëtarë të Shtetit Islamik dhe se Turqia është e gatshme të japë mbështetje, si edhe se fushat e naftës janë siguruar.
Po ashtu ai shtoi se trupat amerikane në Siri largohen në rajonet e tjera dhe më pas kthehen në shtëpi.
“Duhej që atje të jemi 30 ditë, kjo ishte 10 vite më parë. Kur këta ekspertë të marrë, të cilët 20 vite gabim e quajnë Lindjen e Mesme, do të pyesin se çka ne fituam nga Marrëveshja, unë them shkurt – naftë dhe atë që ushtarët tanë po kthehen në shtëpi, ndërsa Shteti Islamik është i siguruar”, shkroi Tramp.
NATO paraprakisht vendosi që të vazhdojë të sigurojë mbështetje ushtarake për aleatin e tij, Turqinë dhe përkundër pakënaqësisë nga veprimi i saj në Siri dhe Marrëveshja për kufirin me Rusinë”, deklaruan pesë diplomatë të lartë.
Spanja u kërcënua se do t’i tërheq raketat e saj “Patriot”, nga Turqia në shenjë proteste ndaj ofensivës ndërkufitare të Turqisë, për të cilën aleatët në NATO thonë se e kërcënon luftën kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik.
Në takimin e mbrëmshëm të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, takim i parë i Aleancës në nivel të lartë, pasi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, e filloi operacionin në Siri më 9 tetor, ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles, tha se Madridi nuk do të tërhiqet.
Spanja do t’i ofrojë Ankarasë vazhdim gjashtëmujor nëse kërkon.
Ndryshimi ishte pjesë e ndryshimit të tonit, që tregon se edhe përkundër alarmit të sjelljes së Turqisë në Siri, NATO është e vendosur ta “mbajë” Turqinë”, thonë diplomatët.
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se shteti i tij ka të drejtë të bëjë Marrëveshje me Rusinë dhe me SHBA-në, ndërkohë vetëm një grup i shteteve, i kryesuar nga Franca, ashpër i kritikon.
“Po bëhen përpjekje të përbashkëta që mos të përkeqësohen punët”, tha një diplomat i NATO-s.
“Turqia është tepër e rëndësishme për ta humbur”, shtoi ai.(koha.mk)