Uashington, 11 dhjetor – Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se do të nënshkruajë ligjin për mbrojtje, për të cilin janë parashikuar 738 miliardë dollarë të dedikuara për të gjitha politikat nga pushimi familjar deri te aeroplanët ushtarakë”.
“Të gjitha prioritetet tona kanë hyrë në NDDA: Rritje e rrogave të ushtarëve tanë, ndërtim i armatës sonë, siguria kufitare dhe forcat kozmike”, shkroi Tramp në Tuiter.
Ai shtoi se Kongresi nuk duhet më tepër ta anulojë ligjin dhe menjëherë ta nënshkruajë.
Që ligji të hyjë të fuqi dy dhomat e Kongresit duhet ta votojnë, por demokratët paraprakisht paralajmëruan se do të votojnë kundër NDDA (ligji për mbrojtje).(koha.mk)