Uashington, 10 korrik – Presidenti amerikan, Donald Tramp sot e akuzoi Iranin se tani më një kohë të gjatë në mënyrë të fshehtë pasuron uranium dhe iu kërcënoi Teheranit me sanksione më rigoroze.
“Irani tani më një kohë të gjatë pasuron (uranium), që është shkelje e plotë e marrëveshjes së tmerrshme në vlerë prej 160 miliardë dollarëve, që e kanë bërë Xhon Keri dhe administrata e Obamës. Mbani mend, ajo marrëveshje është dashur të jetë në fuqi edhe disa vite, sanksionet së shpejti do të rriten, dukshëm”, ka shkruar Tramp në Tuiter.
Pasi SHBA-ja vitin e kaluar në mënyrë unilaterale është tërhequr nga marrëveshja multilaterale për programin bërthamor iranian dhe vendosi sanksione shtesë, Teherani ka vendosur ta pasurojë pasurimin e uraniumit mbi nivelin e dakorduar. Irani javën e kaluar kumtoi se e ka tejkaluar nivelin e lejuar të rezervave të uraniumit të pasuruar mbi 3,67 për qind dhe më pas kumtoi se është tejkaluar limit i pastërtisë së uraniumit prej 4,5 për qind.(koha.mk)