Uashington, 24 prill – Presidenti amerikan, Donald Tramp paralajmëroi luftë kundër çfarëdo lloj tentimi të demokratëve në Kongres për të ngritur procedurë për revokimin e tij pas hetimit të prokurorit special, Robert Maler, duke premtuar se betejën juridike do ta bartë në Gjykatën supreme edhe përkundër fuqisë kushtetuese të Kongresit për impiçment, transmeton KOHA.
“Nëse ithtarët e demokratëve ndonjëherë tentojnë të ngritin revokim, i pari do t’i drejtohem Gjykatës supreme të SHBA-së”, shkroi Tramp në Tuiter.
Kushtetuta e SHBA-së u jep “fuqi të jashtëzakonshme” për revokim Dhomës përfaqësuese dhe Senatit.
Demokratët, të cilët e kontrollojnë Dhomën përfaqësuese, mbeten të ndarë rreth revokimit, madje edhe pasi që u hap front i ri i hetimit për presidentin, që shkaktoi luftë të re juridike me Shtëpinë e Bardhë, sepse Trampi lufton ashpër kundër cilës do mbikëqyrje të re të Kongresit. (koha.mk)