Presidenti i SHBA-së Donald Tramp deklaroi se në Amerikë nuk ka vend për kërcënime me dhunë politike. Ai në këtë rast premtoi hetim të plotë për pakot e dyshimta të dërguara personaliteteve të njohura politike në SHBA.
“E gjithë fuqia e Qeverisë sonë do të jetë shfrytëzohet për këtë hetim dhe për nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë. Nuk do të kursejmë as resurse as shpenzime” tha Tramp.
Ai i porositi amerikanët se “tani është koja kur duhet të bashkohemi”.
Zonja e Parë e SHBA-së melania Tramp porositi se i dënon “të gjitha format e kërcënimit dhe të dhunës”, dhe shprehu falënderim në shërbimet e sigurisë për “përpjekje heroike”.
Dje pako të dyshimta, disa prej tyre edhe me bomba, ishin dërguar familjes Klinton, ish presidentit ameruikan Barak Obama, në selinë e Si-En-En në Nju-Jork, kompanisë “Tajm uorner”, si dhe shumë të tjerëve, para së gjithash kundërshtarë të Trampit.
para dy ditëve dërgesë e njëjtë i është dërguar edhe miliarderit Xhorxh Soros.
Në incidentet askush nuk është lënduar.
Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për dërgimin e pakove të dyshimta, por burime të afërta deri te policia federale konsiderojnë se kjo do të mund të jetë “aksioni i koordinuar”.