Uashington, 9 tetor – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot kumtoi se SHBA-ja nuk e mbështet operacionin ushtarak të Turqisë në Siri, duke e potencuar se ky sulm është ide e keqe.
“Sot në mëngjes, Turqia, anëtare e NATO-s, e sulmoi Sirinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e miratojnë këtë sulm dhe ia bënë me dije Turqisë se ky operacion është ide e keqe. Nuk ka ushtarë amerikanë në këtë rajon. Nga dita e parë kur kam hyrë në arenën politike, e bëra të qartë se nuk dua të luftoj në ato luftëra të pafundme dhe të pakuptimta – veçanërisht në ato prej të cilave SHBA-ja nuk ka dobi”, thuhet në deklaratën e shkruar të Trampit.
“Turqia u zotua t’i mbrojë civilët, t’i mbrojë pakicat religjioze, përfshirë edhe të krishterët, dhe të sigurohet se nuk do të ndodhë krizë humanitare dhe ne do t’i mbajmë për fjale. Krahas kësaj, Turqia tani është përgjegjëse të sigurojë se të gjithë luftëtarët e SHI-së të cilët mbahen robër të mbeten në burg dhe është përgjegjëse për atë që SHI të mos ristrukturohet në çfarëdo mënyre dhe çfarëdo forme. Presim Turqia t’i respektojë obligimet e veta, ndërsa ne do të vazhdojmë me kujdes ta ndjekim situatën”, theksoi presidenti amerikan në deklaratën me shkrim, njofton Si-En-En.
Në ndërkohë, Kryqi Ndërkombëtar dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, liferuan kumtesa në të cilat e potencuan brengosjen e tyre për jetën e dhjetëra mijëra personave në SIrinë verilindore të cilët jetojnë në kampe, burgje apo në fshatrat dhe qytetet e tyre. Mbi 100.000 persona për momentin janë në kampet në Hasaka, Raka dhe Deir Ezor.
Megjithatë televizioni “Al Hadas njofton se në operacionin turk tashmë ka viktima. Sipas burimeve kurde, janë vrarë dy civilë, ndërsa rreth 20 janë plagosur. Gjithashtu, e kanë humbur jetën edhe shtatë luftëtarë kurdë të koalicionit Forcat demokratike siriane, ndërsa 16 janë plagosur. Trupat u janë transportuar në spitalin në qytetin Ajn Isa, i cili ndodhet në veri të provincës Raka.
Televizioni “Al Hadas” publikoi se Forcat luftarake turke i kanë kryer gjithsej 16 sulme ndaj pozitave të kryengritësve kurdë, ndaj pikave të tyre kontrolluese dhe bazave në vendbanimet Meshrafia, Hirbet-Banat, Al Asadia dhe Bir Nuh. Retë e dendura nga smogu ngrihen mbi këto rajone.
Turqia i ka sulmuar edhe qytetet Darbasia, Malikia, Kamishli në provincën Hasaka, si edhe qytetet Tel Abjad dhe Ajn Isa në Rajkë.
Është rritur edhe jehona e refugjatëve prej vendbanimeve kufitare.
Përfaqësuesit kurdë pohojnë se sulm është kryer edhe ndaj pikave të ujësjellësit, të cilat e furnizojnë me ujë të pijshëm qytetin Hasaku.