Uashington, 12 dhjetor – Presidenti amerikan Donald Tramp nuk frikohet nga impiçmenti si dhe pagesat e bëra më 2016 në fushatën e zgjedhjeve presidenciale, që avokati i tij personal Majkëll Koen ua kishte dhënë dy femrave, nuk nënkuptojnë shkelje të ligjit.
“Vështirë të thirret në impiçment dikush që nuk ka bërë asgjë keq dhe i cili ka krijuar ekonominë më të mirë në historinë e vendit tonë”, thekson Tramp në intervistën, pjesë të së cilës sot e transmetojnë mediat amerikane.
“Nuk jam i shqetësuar, jo. Mendoj se njerëzit do të rebeloheshin nëse ndodhte ajo”, ka shtuar presidenti amerikan.
Hetuesit në Nju Jork, javën e kaluar kanë publikuar se Trampi i ka urdhëruar Koenit të paguajë ndaj dy femrave shumë gjashtë shifror që të mos flasin për kinse lidhje me të, para fushatës presidenciale.
Hetuesit besojnë se ato pagesa kanë shkelur ligjin për fushatën, definuar si vlerësime për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve që patjetër të jenë publike dhe të kufizuara në 2.7 mijë dollarë për njeri.
Demokratët besojnë se kjo shkelje e ligjit do të ishte e mjaftueshme për impiçment edhe pse disa liderë partiak të Kongresit pyesin nëse ky është krim serioz dhe i mjaftueshëm që të aktivizohet ky proces.
Ndaj Koenit sot do të shqiptohet aktakuzë për pagesën ndaj dy grave- aktores pornografike Stormi Daniels dhe ish ylli i Plejbojit Karen Mekdugal. Tramp ka hedhur poshtë pohimet se ka pasur aferë më ta.
Tramp akuzon Koenin për shkak të gënjeshtrave që të merr dënim më të vogël me burg. Ai ka ftuar në dënim më të lartë, ndërsa të martën tha se duhej të dinte për ligjet e financimit të fushatës.