Uashington, 8 nëntor – Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi sot se po mendon rreth ftesës së homologut të tij rus, Vladimir Putin për të marrë pjesë në një ngjarje përkujtimore me rastin e Ditës së fitores mbi fashizmin në Moskë më 9 maj, transmeton gazeta KOHA.
“Faleminderit për ftesën. Ngjarja është në mes të sezonit politik, kështu që nuk jam i sigurt a do të arrij, por do të dëshiroja të shkoja nëse mundem”, theksoi Tramp.
Ai theksoi se është “punë e madhe” të festohet fundi i një lufte.
Putin kryeson me organizimin e parakalimit, me të cilin në mënyrë madhështore do të shënohet 75-vjetori i fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Më parë, zëdhënësi i Kremlit, Dmitrij Peskov theksoi se “ende nuk është marrë ndonjë përgjigje zyrtare nga presidenti amerikan për praninë e tij në parakalim më 9 maj në Moskë”.(koha.mk)