Nju-Jork, 26 qershor – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se udhëheqësia iraniane nuk është shumë e mençur, por se nuk dëshiron luftë me Iranin.
“Nuk mendoj se udhëheqësia iraniane është e mençur. Shpresoj se nuk do të ketë luftë me Iranin, por nuk do të zgjasë gjatë”, ka thënë Tramp në një intervistë për televizionin Foks.
Ministri Iranian i Punëve të Jashtme, Mohamed Xhavad Zarif paraprakisht e akuzoi këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së Xhon Bolton për komplot për fillimin e luftës kundër Iranit.
“A dëshironi të dini pse ata të cilët kanë histori të dëshmuar poshtërimi të diplomacisë përnjëherë interesohen për bisedime”, njoftoi Zarif në Tuiter.
Ai në mesazhin në Tuiter publikoi link nga artikulli i publikuar në vitin 2017 në magazinën “Neshnel Rivju” dhe u bëri thirrje që të lexohet, siç theksoi, receta e Boltonit për shkatërrimin e marrëveshjes bërthamore iraniane.
Zarif theksoi se Irani asnjëherë nuk e ka braktisur tryezën negociuese dhe shtoi se i ashtuquajturi Ekipi B, për të cilin Teherani pohon se angazhohet për luftë, në të cilin është edhe Bolton “e ka nxjerrë” SHBA-në nga bisedimet dhe tani bën komplot për luftë.