Uashington, 30 nëntor – Presidenti amerikan Donald Tramp sot në Tuiter publikoi se nuk lufton për veten, por për 74 milionë amerikanë të cilët kanë votuar për të.
“Nuk luftoj për veten, luftoj për 74 milionë amerikanë (duke mos i përfshirë votat e shumta për Trampin që u hodhën poshtë) të cilët votuan për mua”, ka shkruar Trampi.
Ai nga guvernatori i Xhorxhisë kërkoi reagim dhe kontroll të shpejtë të fletëvotimeve në atë shtet federal, duke theksuar se ai personalisht shumë lehtë mund të ndodhë ajo.
“Pse Brajan Kemp, guvernatori i mjerë i Xhorxhisë, nuk i shfrytëzon autorizimet e tij për raste urgjente, që mundet lehtë ta bëjë atë, që ta mposhtë sekretarin e tij shtetëror kokëfortë dhe t’i kontrollojë nënshkrimet e zarfeve. Kjo do të ishte “minierë ari” për mashtrime de lehtë do të mund ta fitojmë shtetin”, ka shkruar Trampi në Tuiter.
Ai më tej në tuit thekson se duhet shpejt të kontrollohen edhe numri i zarfeve dhe numri i fletëvotimeve.