Uashington, 11 prill – Presidenti amerikan Donald Tramp nuk ka dashur të komentojë arrestimin e sotëm të themeluesit të Uikiliksit, Xhulian Asanzh duke thënë se nuk di asgjë rreth kësaj.
Policia britanike sot e ka arrestuar Asanzhin pasi Ekuadori ia mori të drejtën e azilit gjë që i mundësoi të mbetet shtatë vjet në ambasadën e atij shteti në Londër, pwrcjellw KOHA.
“Ajo nuk është punë e imja”, ka thënë Tramp për gazetarët.
Tramp gjatë kohës së fushatës zgjedhore më 2016 disa herë e ka lavdëruar Uikiliksin kur i ka publikuar komunikimet e rivales së tij, Hillari Klinton. (koha.mk)