Uashington, 26 prill – Presidenti amerikan, Donald Tramp e theksoi sot rëndësinë për vaksinim në momentin kur epidemia e fruthit e ka përfshirë SHBA-në.
“Njerëzit duhet të vaksinohen. Kjo është shumë e rëndësishme”, theksoi Tramp.
Në të kaluarën ai kishte dyshime për sigurinë e vaksinave. Ato pohime u kontestuan prej autoriteteve mjekësore në bazë të hulumtimeve, me ç’rast Tramp i zbuti qëndrimet për vaksinat.
Epidemia e fruthit në SHBA është më seriozja që nga viti 2000.